Zumarja
Instrument aerofon, shih fj. "fifize". Etm. arabisht "sumara" dhe "zuamara", asirisht "zamaru" = te kendosh, rrenja ne hebraisht "zmr" = te kendosh, t'i biesh nje vegle
Ndertimi
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]Zumarja eshte vegel frymore me gjuhez te njefishte. Perbehet nga tri pjese: pipeza, trupi dhe briri. Zumarja, si nje instrument popullor tradicional, ne vendin tone eshte dy llojesh: me nje tyte ose me dy tyta. Dy tytat (trupi) jane ta barabarta dhe perbehen nga masuri i kenetes, ose nga kocka e krahut te shapkes ose shqiponjes, nga kallami, si dhe prej alumini ose ndonje metal tjeter. Permasat e saj levizin nga 13 deri ne 20 centimetra gjatesi. Dy tytat jane te ngjitura bashke me dyll dhe kane nga nje pipez me nga nje gjuhez, pipeza behet me kallama. Ne trupin e zumares nje-tyteshe hapen 4-6 vrima paralele te cilat prodhojne nje tingull homofonik, ndersa ne rastin e zumares diafonike, ne njerin gyp hapen 4-6 vrima dhe ne tjetrin hapet vetem nje vrime. Gypi i dyte sherben per te mbeshtetur melodine me iso. Gjithashtu ka edhe zumare trupi i te cilave perbehet nga dy tyta me nga pese vrima. Zakonisht ndertuesit e zumares veprojne me hamendje ne percaktimin e gjatesise se trupit dhe largesise se vrimave nga njera-tjetra. Ndersa briri qe eshte pjesa e fundit e zumares, behet nga briri i lopes.
Prejardhja
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]Disa muzikologe kane shprehur mendimin se ky instrument e ka djepin ne zonen mesdhetare. Sipas te dhenave arkeologjike qe shtyhen deri ne mijevjecarin e trete para eres sone pipeza te tilla perdoreshin nga egjiptianet, asiret, kaldenjte, fenikasit, etj. [1] Studimet organologjike kane provuar se pinjeza dyshe apo teke eshte nje nder mjetet kumbore me te hershme e me te perhapura neper vendet e ndryshme te Europes, Azise dhe Afrikes. Po te kthehemi ne periudhat e lashta duke shpalosur shtrestezimet e veglave te kesaj gjinie, arrijme deri tek picangat dhe mjete te tjera bimore. persa i perket vendit tone mund te permendim nje nga deshmite nje figurine te lashte ne rrethin e Durresit [2] e cila paraqet nje femer duke i rene pipezes dyshe. Ne periudhen e mesjetes perdorimi i ketij instrumenti here duket e here zhduket. Ne vitet 30 te ketij shekulli eshte zbuluar ne nje vendbanim iliresh prane krahines se Panonise nje pipez me dy tyta paralele prej kocke i cili i perket shek. VII - VIII te e.r.) Deshmite historike nga mesjeta e vone, rreth disa nentipave te ketij instrumenti, [3] si dhe shtretezimet e tradites sone te gjalle na bindin per vazhdimesine e perdorimit te tij nga zonat e fshatrave.
Perdorimi dhe vendodhja
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]Zumarja perdoret kryesisht ne krahinat veriore si ne Lezhe, Puke, Shkoder, Mirdite, Kruje, etj., por e gjejme edhe ne Jug (si psh. zumaren dyshe). Kjo vegel popullore eshte me teper pjese e tradites se folklorit tone rural.
Tingellimi
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]Tingujt e zumares jane mjaft te fuqishem dhe depertues, pak si te ashper. Timbri theres dhe disi hundor i kesaj vegle ngjan me tingujt e oboes ne regjistrin e larte. Zumarja luhet duke i fryre vazhdimisht, prandaj kerkohet shume fryme dhe nje teknike e vecante. Interes te vecante per etnomuzikologjine paraqesin teknikat e frymes se mjeshterve te kesaj vegle: ashtu si fyelltaret e Shqiperise Veriore edhe instrumentistet e zumares e thithin frymen thelle nepermjet hundes, mbushin mire gjoksin dhe mushkerite dhe pak nga pak leshojne rrymen e ajrit te nevojshem neper tytat e instrumentit duke nxjerre nje tingellim te panderprere.
Ndertimi i ketij instrumenti nuk i lejon tingujt qe te kapercejne oktaven e siperme. Diapazoni i tingujve te zumares ne perputhje me parimin themelor qe permendem, varet nga permasat e tytes dhe te ghuhezes: sa me te holla e sa me te shkurtra te jene keto, aq me i holle eshte tingulli. Gjate lojes ne kete vegel del nje shkalle prej gjashte tingujsh te dyzuar e te patemperuar. Disa nga intervalet e shkalleve te zumares mund te mos jene tone as gjysemtone te plota. Por mund te themi qe mund te perftohet nje shkalle perkatesisht penta, hekza dhe heptakordale, si dhe shkalle te tjera qe i perkasin gjinise tonale. Shperndarja irracionale e rrymes se frymes ne te dyja tytat e zumares nuk lejon te nxirren obertone nga ky instrument.
Melodite qe luhen me zumare jane zakonisht te kufizuara per shkak te diapazonit te vogel qe ka kjo vegel. Tradicionalisht ky instrument perdorej vecmas, si instrument individual, ndersa ne kohen tone perdoret edhe mashke me isntrumente te tjera. Kryesisht ato jane melodi qe shoqerojne kenget dhe vallet, por mund te jene edhe thjesht improvizime te lira. Kumbimi i kesaj vegle ka gjithmone te njejten dendesi, pa shtime e pakesime, pa dritehije midis fores dhe butesise. Kuptohet qe mundesite shprehese jane te kufizuara. Repertori i zumares perbehet nga qelizat e motiveve te tubezuara ne nje rrjedhe gjymtyresh qe ndjekin njera - tjetren duke u shtjelluar me shkallezime te vogla pa kapercime te hovshme. Jonet e saj jane te kufizuara si per shtrirjen e tyre te ngushte ashtu edhe per gjatesine e tyre qe levizin midis dy-tri frazave. Duke i shqyrtuar me kriterin e "mikrosistemeve" keto jone te thjeshta, por te fresketa, shohim qe shpesh jane te nyjezuara ne tri fjali me permasa te barabarta (4+4+4) dhe shtjellohen brenda nje pentakordi me gjysemton midis gradeve II-III. [4]
Kur temat e ndonje kenge ose valleje te njohur e tejkalon mundesine shprehese te zumares, atehere vija melodike i pershtatet struktures se instrumentit duke ruajtur skeletin e saj. Krahas temave te kengeve e valleve te njohura, ne repertorin e zumares ka edhe kajde me elemente te improvizuara, qe ndryshojne vazhdimisht gjate perseritjeve. Shpesh eshte veshtire te kuptohet profili i disa kajdeve, te cilat shtjellohen me zbukurime duke kaluar me tinguj te qarte dhe te lidhur nga nje ton ne tjetrin. Ka edhe pjese qe zhvillohen brenda tetrakordit te shkalles eoliane, me tri gjymtyre simetrike qe perseriten duke pesuar ndryshime. Gjithashtu ka edhe pjese te shtjelluara brenda nje hekzakordi me gjysem toni brenda gradeve I-II te modit dorian. [5]
Referime
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]- | C. Sachs, a) History of musical instruments. fq. 21 b) Feist und Werden des Musikinstrumente, Berlin1929, fq. 113 - 142
- | Sokoli R. dhe Misso P., "Veglat Muzikore te Popullit Shqiptar", foto nr. 11
- | Sibyl Markuse, "Musical Instruments", New York 1978, fq. 241
- | Sokoli R., "Veglat Muzikore Popullore Shqiptare", Tirane 2008
- | Sokoli R. dhe Misso P., "Veglat muzikore te popullit shqiptar", Tirane 1991
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nepermjet kodit]- http://www.vasiltole.com/Albanian/Encyclopedia/EncyclopediaB.html Arkivuar 12 mars 2016 tek Wayback Machine
Alexandru T., Instrumentele musiale ale popurulie romin, Bukures 1956
Baines A., Musical instruments through the Ages, London 1963
Bucher A., Musikinstrumente im Wandel der Zeiten, Prage 1979
Diagram-Group, Gli strumenti musicali di ogni epoca e di ogni paese, Milano 1979
Dubois, Cl.M., Les instruments de musique (La musique des origines a nos jours). Paris 1946
Farmer, H.G., Turkish instruments of music in the 17th century, Ylazgor 1937
Gabry G., Ancients instruments de musique, Budapest 1976
Marcuse Sibyle, Musical instruments, Nee York, 1957
Miso P., Funksioni dhe repertori tradicional e bashkekohor i llahutes "Kultura Popullore" Nr. 2, 1981
Miso P., Ruajtja, perdorimi dhe riaktivizimi i instrumenteve popullore tradicionale. (kumtese) botuar ne: Probleme te zhvillimit te folklorit bashkekohor. Tirane 1980
Sachs C., The Rise of Music in the Ancient Nord, New York 1940
Sokoli R., Folklori muzikor shqiptar (organografia), Tirane 1975
Sokoli R., Gjurmime Folklorike, Tirane 1981
Sokoli R., Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple Albanais, Tirane 1956