Dark Mode

Shko te permbajtja

Windows Me

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Windows Millennium Edition
Zhvilluesi
Microsoft
Adresa e internetitWindows Me tek Wayback Machine (arkivuar 2 shtator 2000)
Publikimi
Disponueshmeria e
pergjithshme
shtator 14, 2000; 25 vite me pare (2000-09-14)[1][nevojitet citimi]
Publimiki i
qendrueshem
4.90.3000 (shtator 14, 2000; 25 vite me pare (2000-09-14)[2])[nevojitet citimi]
Modeli burimorBurimi i mbyllur
LicensaSoftuer i pronarit
Lloji krenelBerthama monolit
Platformat e
suportuara
IA-32
Paraprire ngaWindows 98 (1998)
Pasuar ngaWindows XP (2001)[3]
Statusi i mbeshtetjes
Mbeshtetja kryesore perfundoi me 31 dhjetor 2003
Mbeshtetja e zgjeruar perfundoi me 11 korrik 2006[4]

Windows Millennium Edition, i njohur edhe si Windows Me eshte nje hibrid 16/32-bit grafik sistemi operativ qe u publikua nga kompania Microsoft ne 14 shtator 2000. Emri origjinal i kodit per versionin ishte Millennium (nga fjala angleze Millenium, qe do te thote mijevjecar).

Historia e zhvillimit

[Redakto | Redakto nepermjet kodit]

Leshuar pas Windows 95 dhe Windows 98, Windows Me u tregtua si "edicion ne shtepi". Ai perfshinte Internet Explorer 5.5, Windows Media Player 7 dhe softuerin e pare Windows Movie Maker, i cili ofronte aftesi themelore te redaktimit dhe zvogelimit te videos dhe ishte krijuar si nje program intuitiv redaktimi per perdoruesit e shtepise per konsumatoret. Microsoft ka perditesuar gjithashtu nderfaqen grafike te perdoruesit ne kete version, duke perfshire ato atribute te nderfaqes grafike qe u prezantuan pak me heret ne sistemin operativ Windows 2000.

Ndryshe nga edicioni i Windows XP Home, i cili zevendesoi Windows Me nje vit me vone, Windows Me nuk bazohet ne arkitekturen Windows NT. Windows Me eshte nje version i bazuar ne MS-DOS (Windows 9x) si paraardhesit e tij, por kishte kufizime "reale mode" MS-DOS per kohe me te shpejta te nisjes se sistemit. Ky ishte nje nga ndryshimet me te perfolura ne Windows Me, pasi programet (si p.sh. drejtuesit e vjeter te diskut) qe kerkonin "real mode" DOS per te ekzekutuar nuk funksiononin me ne Windows Me.

Krahasuar me versionet e tjera, Windows Me ishte ne treg per nje kohe shume te shkurter, pasi shume shpejt u zevendesua nga sistemi operativ Windows XP, i cili u leshua ne 25 tetor 2001.

Ne 2006, gazeta PC World e quajti Windows Me si "Produktin me te keq kompjuterik te te gjitha koherave" te katert (Windows Me ishte pas vetem AOL, RealPlayer dhe Syncronys SoftRAM) per ceshtje dhe aspekte te ndryshme teknike.[5]

Kerkesat e sistemit te Windows ME
MinimaleRekomanduar
Frekuenca e procesorit300 MHz (150 MHz sa me pak e mundur)700 MHz ose me shume
RAM32 MB128 MB ose me shume
Hard disk200 MB500 MB ose me shume
Disk driveCD-ROMCD-ROM ose DVD-ROM
  1. | "Microsoft Announces Immediate Availability Of Windows Millennium Edition (Windows Me)". News Center (ne anglisht). Microsoft. 14 shtator 2000. Arkivuar nga origjinali me 27 dhjetor 2019. Marre me 28 janar 2017.
  2. | "Windows Me: Microsoft Releases New Operating System Built From the Ground Up for Home PC Users". News Center (ne anglisht). Microsoft. 14 shtator 2000. Arkivuar nga origjinali me 15 dhjetor 2019. Marre me 28 janar 2017.
  3. | Hoffman, Chris (21 gusht 2021). "Windows Me, 20 Years Later: Was It Really That Bad?". How-to-Geek (ne anglisht). Arkivuar nga origjinali me 7 shkurt 2022. Marre me 7 shkurt 2022.
  4. | "Microsoft Windows Millennium Edition". Microsoft Support Lifecycle (ne anglisht). Microsoft. Arkivuar nga origjinali me 27 mars 2019. Marre me 24 maj 2016.
  5. | Tynan, Dan (26 maj 2006). "The 25 Worst Tech Products of All Time" (ne anglisht). PC World. Arkivuar nga origjinali me 2006-07-21. Marre me 2006-12-07.
Ky artikull ne lidhje me Software eshte i cunguar. Mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar.