Dark Mode

Shko te permbajtja

JavaCard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
\n ","href":"./Stampa:Studenti&Wikipedia"},"params":{"emri":{"w t":"Rinor Dreshaj dhe Adrijan Seferi\n"},"universiteti":{"wt":"Universiteti i Prishtines \"Hasan Prishtina\""}},"i":0}}]}'>
Kjo faqe nuk perben nje artikull enciklopedik. Materiali i kesaj faqeje eshte shtuar nga nje student si pjese e projektit Studenti&Wikipedia dhe se shpejti do te pershtatet ne artikull nga nje perdorues i Wikipedia-s.
  • Emri i studentit: Rinor Dreshaj dhe Adrijan Seferi
  • Universiteti: Universiteti i Prishtines "Hasan Prishtina"

JavaCard
Teknologjia JavaCard kombinon nenbashkesine e gjuhes programuese Java me ambientin e ekzekutimit te optimizuar per smart kartela apo pajisje te ngjashme me resurse te kufizuara. Ne vitin 1990 ne kompanine Sun filloi zhvillimi i gjuhes se re programuese Java. Objektivat e kesaj gjuhe ishin qe te krijohen programe qe jane te pavarura nga hardueri, te sigurta e qe mund te perdoren per mikrokontrollera. Benefiti kryesore nga gjuha Java per smart kartela eshte mundesia qe cilido zhvillues mund te krijoje aplikacione per smart kartela. Kjo per arsye se Java eshte nje gjuhe e lehte, ekzekutohet ne shume platforma dhe tashme vecse eshte e njohur per programeret. Java per smart kartela eshte nenbashkesi e gjuhes Java per kompjutere, pra disa opsione jane larguar e disa jane shtuar ne menyre qe Java te pershtatet per smart kartela. Se pari applet-i kalon neper "bytecode verifier", i cili kontrollon fajllin, sintaksen, metodat e argumentet e tyre. Ngarkuesi(ang. loader) merr kodin dhe e dergon ate permes fajllit te formatit CAP(Card Application) tek interpreteri. Ky kalim duhet te jete i siguruar permes neshkrimeve digjitale nga rreziku i manipulimit gjate kalimit nga nje pjese e karteles ne tjetren. Interpreteri e merr kete kod dhe e kthen ne kod te makines dhe e dergon ne procesor per ekzekutim. Menaxheri i sigurise vazhdimisht percjelle interpretimin, e nese verehet ndonje problem inicon perjashtim dhe nderpren interpretimin. Meqe Java per smart kartela eshte nenbashkesi e Java-s per kompjutere, ne vazhdim do te permenden disa dallime dhe te perbashketa ne mes tyre:

  • Thread-et nuk perkrahen ne Java per smart kartela sepse CPU-ja e thjeshte e smart kartelave

nuk mundeson ekzekutimin eficiente te disa thread-eve paralelisht.

  • Garbage Collector(klasifikues i mbeturinave ne memorje) nuk perkrahet nga Java per smart

kartela, keshtuqe ne programet me smart kartela nuk mund te perdoret funksioni finalize(), i cili aktivizon "garbage collector".

  • Fushat e te Dhenave, perkrahen vetem ato nje dimensionale(vektoret) per arsye te memorjes

se kufizuar. Tipet e anetareve te vektorit duhet te jene vetem tipe primitive te perkrahura nga JavaCard teknologjia.

  • Trashegimia perkrahet plotesisht edhe ne Java-n per smart kartela.
  • Perjashtimet(ang. Exceptions) perkrahen plotesisht nga Java per smart kartela dhe

mundesojne kontrollimin dhe shmangjen e gabimeve fatale qe ndodhin. Pra edhe ne smart kartela mund te perdoren funksionet try(), catch(), finally(), throw().

  • Tipet primitive qe perkrahen ne Java smart kartela jane bool, byte e short. Keto tipe ne

pergjithesi perkrahen ne te gjitha smart kartelat me JavaCard. Tipi i te dhenave int eshte alternative, dhe iplementohet vetem tek procesoret me te avancuar. Te smart kartelat nuk perkrahen tipet string, double, float apo long. Java per smart kartela permes librarive javacardx.crypto perkrah enkriptimin simetrik, duke mundesuar krijimin e celesit, dhe enkriptimin e dekriptimin permes DES, si dhe dekriptimin permes Triple DES(3DES) algoritmit. Gjithashtu JavaCard teknologjia perkrah edhe ekzekutimin e algoritmeve asimetrike, konkretisht ate RSA(Rivest Shamir Adleman), permes se cilit behet authentikimi dhe verefikimi, ne fakt authentikimi eshte me i zakonshem ne smart kartela. Perveq sigurise qe smart kartelat duhet te ofrojne per perdoruesin permes algoritmeve kriptografike, gjithashtu smart kartela duhet qe te jete e siguruar ne menyre qe te mos manipulohet. Java smart kartelat mundesojne kete siguri duke ofruar nje ambient te sigurte te ekzekutimit. Pike se pari aplikacionet mbrohen nga njeri tjetri me ane te firewall("mur mbrojtes") i cili i pamundeson aplikacioneve qe te nderhyne ne hapesiren memorike qe i takon nje aplikacioni tjeter. Kjo siguri eshte e domosdoshme per smart kartelat me shume aplikacioni sikurse qe jane Java smart kartelat.

Klasat qe perdore Java Smart Kartela

Klasat e JavaCard API-t jane me me pak librari dhe jane me kompakte se sa ato te Java platformes. Zhvilluesit qe kane punuar me pare ne Java platforme mund te mos i njohin disa klasa kryesore qe perdoren ne Java smart kartela pervec java.lang e cila perdoret ne te dy platformat. Klasat si String, IO, Net e te tjera, nuk perdoren ne Java smart kartela per arsye te kufizimeve ne memorje. Ne vazhdim do te permendim disa nga klasat kryesore qe perdore JavaCard teknologjia me nga nje pershkrim te shkurter per secilen:

  • java.io, kjo pakete eshte nenbashkesi e java.io paketes se Java-s standarde. Permbane klasen

IOException e cila sherben per te derguar sinjal se nje gabim ka ndodhur ne I/O modulet e smart karteles.

  • java.lang, kjo pakete gjithashtu eshte e derivuar nga java.lang e platformes Java. Kjo pakete

permbane funksinalitetin kryesore qe kerkohet nga . Klasa kryesore ketu eshte Throwable, e cila eshte klasa baze per perjashtimet(ang. Exceptions).

  • javacard.framework, kjo pakete ofron nje bashkesi te klasave per te krijuar funkisonalitetin,

komunikuar dhe punuar me JavaCard applet-et. Keto klasa sherbejne per te realizuar funksionalitet baze, per funksione tjera duhet te shtohen librari tjera. Klasat kryesore te kesaj pakete jane:

  • javacard.framework.AID, mbane 5-16 bajtat e AID(Application ID)-se sikurse eshte

e specifikuar ne ISO7816-5 standardin.

  • javacard.framework.APDU, ofron metoda per pranimin dhe dergimin e te dhenave

ne mes te smart karteles dhe terminalit permes APDU mesazheve.

  • javacard.framework.OwnerPIN, ofron funksione per manovrim me PIN-in e

mbajtesit te karteles.

  • javacard.security, kjo pakete posedon klasa qe sherbejne per te implementuar sigurine dhe

algoritmet kriptografike ne Java smart kartela. Gjithashtu ne anen e sigurise te smart karteles eshte edhe paket javacardx.crypto e cila eshte e dedikuar per te mundesuar dekriptimin.[1]

  1. | Sun Microsystems, Inc., Java Card(tm) 2.2 Application Programming Interface, September 2002